Gjobitet Flamurtari, Sefgjini pezullohet me 5 ndeshje

Komisioni i Disiplinës nuk u ndahet vlonjatëve, ndërkohë që e pëson edhe kapiteni i Laçit

Flamurtarit nuk i ndahen gjobat. Jo vetëm kur luajnë brenda në shtëpi, por edhe në transferta klubi vlonjat vijon të marrë ndëshkime nga Komisioni i Disiplinës. Me motivacion sjelljen e gabuar të tifozëve, kuqezinjtë janë dënuar me një gjobë prej dy milionë lekësh.

“Flamurtari F.C, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 dhe Nenin 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200,000 (dyqind mijë) Lekë”, shkruhet në vendimin e Komisionit të Disiplinës, që vendos gjobën e radhës për Flamurtarin. Deri më tani vlonjatët kanë marrë 5.5 milionë lekë gjoba nga sjellja e tifozëve, që nga ana e organeve të Disiplinës është konsideruar e gabuar.

SEFGJINI – Laçi u mposht në ndeshjen e fundit në shtëpi nga Kamza me rezultatin 0-1, teksa Sebino Plaku ishte vendimtar me golin e tij. Kurbinasit veç humbjes së pësuar në shtëpi kanë humbur edhe kapitenin Taulant Sefgjini, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 64-t. Mbrojtësi i majtë goditi sulmuesin Stevan Raçiç dhe për këtë ka qenë objekt diskutimi në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Disiplinës. Kapiteni i kurbinasve është pezulluar me pesë ndeshje, duke bërë që të humbasë disa sfida të rëndësishme në vazhdim.

“Lojtari i ‘KF Laçi’, Taulant Sefgjini, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti”, thuhet në vendimin e Komisionit të Disiplinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online