Vllaznia-Skënderbeu, drejt… Korçës

0

Ku do të luhet Vllaznia-Skënderbeu? Ende as në Shkodër e në Korçë nuk e dinë.

Vllaznisë i është mbyllur Loro Boriçi, pasi fusha e rimbjellur nuk duhet prekur edhe disa ditë, ndaj u zgjodh Reshit Rusi për sfidën e së dielës.

Në të shkuarën aty është luajtur, por në mënyrë misterioze kriteret e licencimit ndryshojnë nga viti në vit dhe tani Reshit Rusi rezulton se nuk plotëson kriteret e licencimit.

No automatic alt text available.

Te Vllaznia nuk dinë ç’të bëjnë, sepse ndeshja në fushë asnjanëse nuk u leverdis, por ndërkohë Skënderbeu ka ofruar një zgjidhje: të luhet në Korçë duke ndërruar fushat, pra në fazën e dytë të luhet në Shkodër.

Për të dyja palët mund të jetë zgjidhja ideale, por natyrisht FSHF duhet të llogaritë edhe pakënaqësitë që mund të shfaqin klubet e tjera, që mund ta shohin me dyshim këtë manovër, duke e interpretuar si favor për Skënderbeun e lodhur nga transferta serbe.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.