Panuçi pritet në Tiranë, Duka: E zyrtarizojmë sot

Kristian Panuçi pritet të vijë në Tiranë sot në mbrëmje. “Sport Ekspres” zbuloi dje emrin e trajnerit të ri të Shqipërisë, i cili ka fituar garën me De Kanion, Sedorfin dhe rivalët e tjerë, ndërsa tashmë zyrtarizimi nga Federata Shqiptare e Futbollit është çështje orësh, siç zbulon presidenti Armand Duka, edhe pse ende nuk pranon të përmendë emrin e trajnerit të ri.

“Sot zyra për shtyp do të njoftojë afatin e fundit të zyrtarizimit, apo të përfundimit të këtij procesi. Nuk ka qenë e lehtë përzgjedhja, është njësoj si të kesh pesë portierë shumë të mirë dhe nuk di kë të fusësh në portë”, tha Duka, në përfundim të mbledhjes me klubet për krijimin e Ligës profesioniste të futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *