Panuçi me dhimbje koke, dëmtohet një titullar

Armando Sadiku është shqetësimi i ri i Kristian Panuçit. Sulmuesi i Luganos ka kryer vetëm vrapimet rreth fushës me skuadrën dhe më pas është përgatitur i diferencuar. Një problem muskulor i rrezikon futbollistit nga Elbasani sfidën me Turqinë.

Italiani pret lajme të mira nga infermieria dhe shpresohet që Sadiku të jetë gati. Ndryshe Panuçi duhet të gjejë një tjetër zgjidhje, ndoshta edhe duke marrë Xhakomo Vrionin nga Shqipëria U21. Edhe Bekim Balaj ka pasur probleme më parë.

Fati deshi që edhe Sokol Cikalleshi të ndalej nga një dëmtim dhe të mungonte kundër Turqisë, kurse Rey Manaj nuk u lejua nga Albasete që të bashkohej me Shqipërinë. Sytë janë nga Sadiku, që shpresohet të rikuperohet në kohë dhe të jetë i gatshëm për ndeshjen e së premtes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online