Burim Kukeli mund të konsiderohet veteran, por Kristian Panuçi shumë shpejt do ta kuptojë pse Xhani De Biazi nuk e la kurrë jashtë kombëtares shqiptare.
Mesfushori, tashmë 33-vjeçar, e ka nisur sezonin e ri në mënyrë fantastike, sepse është përfshirë në formacionin e javës në kampionatin zviceran, nga gazeta e njohur Blick.
Që në javën e parë Kukeli pati një rendiment mbresëlënës, mbi të gjitha duket luajtur në një pozicion jo natyral për të, në mbrojtje, me skemë 3-4-3.
Me këtë nivel, zor se Zyrihu e lëshon, edhe pse e kërkon Paolo Tramexani te Sioni, ndërsa për Panuçin është një lajm i mirë, sepse Kukeli garanton eksperiencë dhe qëndrueshmëri, përveçse një alternativë shtesë në mbrojtje, nëse nevojitet.