Panuçi: Dera e kombëtares e hapur për të gjithë, edhe për të dalë

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Kristian Panuçi, ka dalë para mediave në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes me Lihtenshtejnin, duke treguar përgatitjet për këtë sfidë të parë të tijën në drejtimin e kuqezinjve.

“Skuadra ka punuar mirë, ka punuar me seriozitet dhe mendoj se jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje, kam gjetur një grup të bukur dhe jam i lumtur. Zakonisht jam shumë i ftohtë, por nuk e fsheh që kam emocione. Nesër do të futemi në fushë me shumë seriozitet, për ta fituar ndeshjen”, e nisi konferencën trajneri italian, i cili nuk e zbulon formacionin: “Në fillim formacionin do ia them skuadrës, do e shihni nesër. Një ide të qartë mbi vendosjen në fushë, me apo pa Sadikun? Për nesër i kam idetë e qarta, pastaj nuk e di a janë ato të duhurat. Gjithsesi, mënyra si luajmë nesër nuk do të thotë që ai do të jetë moduli i gjithmonshëm i Kombëtares”.

Mungesa e sulmuesve pas situatës së Sadikut dhe Cikalleshit – “Sadikun nuk e di nëse do të luajë apo jo. Cikalleshi nuk është këtu për zgjedhjen time, por për një sjellje të tij. Por kjo nuk do të thotë që nuk do të jetë në ndeshjet e radhës. Dera është e hapur për të gjithë, edhe për të dalë. Sa për rregullat strikte, ndoshta ka diçka që nuk e keni kuptuar: lojtarët i kam si fëmijët e mi dhe fëmijëve u duhen vendosur disa rregulla”.

Konsultim me trajnerin paraardhës De Biazi: “Po, kam biseduar shpesh, Xhani është një mik i mirë. Unë kërkoj gjithnjë këshilla, nuk e kam problem të pyes, kur nuk di diçka”.

Agolli mendon tërheqjen: “Për momentin është shumë mirë. Pas 7-8 vitesh do të na dalë ky problem, do të bisedojmë. Përtej shakave, Agolli është shumë mirë dhe kjo ka rëndësi, nëse do të ketë probleme fizike do të flasim. Rëndësi ka që në moshën e tij stërvitet shkëlqyeshëm”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *