Panuçi: Uroj të ndjek rrugën e De Biazit, formacioni sekret!

Kristian Panuçi doli në konferencën për shtyp duke folur për përgatitjet,ekipin, Sadikun, rastin “Cikalleshi”, lojtarët e thirrur, por edhe për këshillat e De Biazit…

Për gjendjen e ekipit dhe pritshmërinë

Djemtë janë përgatitur me seriozitet dhe kanë punuar mjaft mirë gjatë këtyre ditëve. Vëmendja është vetëm në sfidën ndaj Lihtenshtejnit

Formacioni është zgjedhur,mund të na e zbuloni?

Jo, sepse do t’ia zbuloj lojtarëve në fillim. Ju do ta shihni ditën e shtunë, në fushë

Sadiku do t’ia dalë?

Duhet të presim dhe shohim…

Probleme në sulm, pasi me Cikalleshin e lënë jashtë, s’kemi shuëm alternativa?

Sadiku është sëmurë, ndërsa Cikalleshi zgjodhi vetë të mos vinte. Nuk dua të flas më për këtë temë, por rregullat duhen zbatuar. Kjo nuk është një punë ku merret leje. Por, s’është e thënë që s’do të vijë ndeshjet e tjera…

Strakosha apo Berisha?

Prisni dhe do ta shihni

E keni në mendje formacionin dhe skemën?

E kam, sigurisht. Sa i përket skemës, mund edhe mos të jetë ajo me të cilën luaj zakonisht

Keni biseduar me De Biazin, ju ka dhënë këshilla?

Sigurisht që po. E kam mik Xhanin dhe s’kam turp, aty ku nuk njoh, t’i kërkoj këshilla të rëndësishme që më kanë ndihmuar

Nisni një epokë me Shqipërinë. Cilat janë parimet e juaja, pra çfarë kërkoni nga djemtë dhe skuadra?

Ato të çdo trajneri: punë, sakrificë, rregull. Praktikisht, kështu është normaliteti.

Do të ndiqni rrugën e De Biazit?

Uroj të ndodhë kjo gjë, e uroj vërtetë. Xhani ka bërë gjëra të mëdha

Lihtenshtejni, më pas Maqedonia, Spanja dhe Italia…

Në fillim Lihtenshtejni, më pas të shohim sa pikë do të kemi mbledhur pas këtyre katër ndeshjeve

Atmosferë e vakët në stadium?

Pres të vijnë sa më shumë tifozë, na shërbejnë ata.

Xhaka dhe Cikalleshi jashtë për sjelljen e tyre. Mos ndoshta është pak e ekzagjeruar?

Duke hequr të dëmtuarit apo si Sadiku i sëmurë, dyert janë të hapura për të gjithë, si për t’u futur, ashtue dhe për të dalë.Lojtarët e mi janë njëlloj si fëmijët. Por, kemi Lihtenshtejnin tani.

Skuadra ju bind?

I kam parë mjaft mirë, siç e thashë.

Kapiteni Agolli, mos ka ardhur momenti që të lërë stafetën?

Ndoshta pas 6-7 vjetësh… Përtej shakave, e kam parë mirë. Nëse vjen momenti kur ndoshta dikush tjetër duket më mirë, atëhere do flasim si burra…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online