Panuçi bën opinionistin: Milani më i suksesshëm se Interi

Trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi, ka qenë një ish-futbollist shumë i mirë, prej atyre elitarëve. Ai ka luajtur në karrierën e tij me ekipe si Real Madrid, Inter dhe Milani. Numri një i stolit ka folur para miqësoreve të luksit që do të zhvillohen ndërmjet Milanit dhe Realit, por dhe Interit e Atletikos.
Në fakt, karriera e tij si futbollist është për t’u lavdëruar, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për rrugëtimin e si trajner, ku i duhet të tregojë veten në krye të Shqipërisë.

“Isha një njeri me fat, pasi kam luajtur me Real Madridin, Milanin dhe Interin. Interesant është fakti se debutimi im zyrtar me Realin ishte kundër Atletikos në janarin e 1997, një ndeshje e paharrueshme, pasi ne fituam 1-4, ndeshje e madhe nga Rauli dhe Lopez. Atë ditë e kuptova se sa e vështirë është të fitosh në ‘Kalderon’, një vështirësi që njihet në të gjithë botën.

“Dy skuadrat përfaqësuese të qytetit të Milanit janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Milani ishte më kërkues dhe më i mësuar të fitojë, ndërsa Interi ishte më i durueshëm. Interi kishte gjithmonë më shumë pasion për titujt, ndërsa Milani ishte më i ftohtë, pasi fitonte më shpesh. Ata janë të ngjashme me dy ekipet përfaqësues të Madridit, Reali dhe Atletiko. Bernabeu ishte gjithmonë një teatër, ndërsa Kalderoni pasion i pastër. Thashë Kalderon, pasi eksperienca ime ishte atje.

“Berluskoni dhe Morati kanë shpenzuar thuajse të njëjtat para në blerje dhe gjithmonë më mirë ishte Milani. Në kohën time dihej se gjëja më e mirë që mund të të ndodhte si profesionist ishte të firmosje me Milanin. Në 25 vitet e fundit është e vërtetë që Milani ka fituar gjithçka, por kjo ndryshoi me tripletën që Murinjo i dha Interit. Ishte një pikë kthese, një moment special ku Interi u ndje i rëndësishëm, i plotfuqishëm dhe përballej me çdo skuadër që i dilte përpara.

Këtë të shtunë do të jem në Marebela dhe do të mundohem të shoh pjesë nga të dy ndeshjet. Zemra ime është në Itali, por dhe në Spanjë, kam një shtëpi, shokë dhe kujtime fantastike. E mrekullueshme të shohësh ndeshje si këto (I referohet Inter-Atletiko Madrid; Milan-Real Madrid)”, – u shpreh Panuçi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *