Shkëndija e nis me “luftë”, kampionati nis kundër Vardarit

U mësuam me Shkëndijen e Tetovës në Europë, aty ku ekipi shqiptar po bën krenar një komb të tërë nga viti në vit. Momentalisht, kuqezinjtë janë pjesë e turit të tretë të Champions Leagues, takimin e parë e humbën me rezultatin 3-0 kundër Red Bull Salzburgut, por pavarësisht se do të eliminohen, me shumë mundësi, kanë siguruar “play-off”-in e Europa Leagues.

Shkëndijës do t’i duhet të luftojë në dy fronte, pasi sot fillon kampionati maqedonas i futbollit. Ndeshja e parë për ekipin e trajnerit Qatip Osmani nis menjëherë me “malore”, pasi do të kenë përballë Vardarin. Takimi hapës do të luhet sot prej orës 17:00.

Një sfidë mjaft interesante, pasi gjithmonë del nga konteksti i futbollit, pavarësisht se sporti duhet të bashkojë njerëzit. Shkëndija është përfaqësuese e shqiptarëve të Maqedonisë, ndërsa Vardari i maqedonasve. Shpresojmë në fitoren e ekipit tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online