Në një intervistë të ndërthurur me Kostas Manolas dhe Xhastin Klajvert, presidenti i Romës, Xhejms Palota, ka folur për ardhjen e Kristiano Ronaldos në Serinë A: “Kam menduar si diçka pozitive për Serinë A, për kampionatin italian dhe nuk e mora si diçka negativë për Romën, aspak. Është i jashtëzakonshëm, ndoshta më i forti i të gjitha kohërave. Në vitet e fundit, Seria A është nënvlerësuar pak, besoj se është një kampionat i shkëlqyer, në të gjithë përbërësit.
“Në Spanjë ka 4-5 skuadra të forta, në Gjermani dhe Francë më pak, në Angli 6-7 ndërsa Italia ka alternim… Për shumë skuadra është e vështirë të luajnë në fusha të caktuara, janë ndeshje taktikisht ndryshe nga ato në ligat e tjera”.
“Nuk mendoj se Ronaldo këtu do të shënojë 60 gola, shpresoj që jo të paktën, por do të kishte më shumë vështirësi se në Spanjë. Nuk po përpiqem ta motivoj që më të përgënjeshtrojë, por thjesht në Itali është ndryshe. Pastaj, një pyetje qëndron në kokën time: “Si djallin i gjetën paratë për ta paguar?!”.