I (jashtë)zakonshmi Sindrit Guri pirsh festën në Korçë. Shkodrani i jep fitoren Kukësit në stadiumin “Skënderbeu” duke realizuar një super gol në goditje dënimi. 24-vjeçari vendosi fatin e takimit më të rëndësishëm të javës së 30-të. Në një ndeshje të dominuar nga korçarët të fituar dalin kuksianët që u treguan cinik në rastet e pakta që krijuan. Ka pretendime për një 11-metërsh në pjesën e parë, por që në fund sërish janë ata që gëzojnë. Në këtë mënyrë trajneri Peter Pakult mban fjalën e dhënë në konferencën para ndeshjes, ku premtoi se skuadra e tij nuk do shihte kundërshtarin që të festojnë titullin kampion në sytë e tyre, pra kampionëve në fuqi. Festa e Skënderbeut duhet të presë, së paku dhe për një javë tjetër.
Skënderbeu 0-1 Kukësi
Shënues: Guri 78′
GOLI
78′ – Guri ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi dhe kalon verilindorët në avantazh.
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici (Abazi 88′), Lilaj, Osmani (Dita 62′), Muzaka, Gavazaj (Krasniqi 81′), Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja. (Të gatshëm: Teqja, Vila, Nimaga, Gripshi).
Kukësi: Frashëri, Zhdriç, Alla, Hoxha, Rrumbullaku, Idrizi (Ethemi 87′), Musolli, Dzaria (Imami 85′), Kale (Peposhi 43′), Guri. Trajner: Peter Pakult. (Të gatshëm: Koliçi, Sadiku, Joti, Balde).
Gjyqtarët: E. Hamiti, R. Çokaj, P. Simoni, F. Xhemalaj.
Delegat: B. Çela; Vëzhgues: B. Kaimi.
Kartonë të verdhë: Mici 32′, Vangjeli 67’/ Musolli 18′, Kale 43′, Alla 90′