Pakult: E uroj Skënderbeun për titullin, Kalen e nxorra pasi nuk ishte në ditën e tij

Trajneri i Kukësit dhe një herë gjen rastin për “Supersport” që të urojë korçarët për titullin edhe pse nuk e kanë marrë matematikisht. Po ashtu, tekniku austriak komenton dhe rastin e penalltisë dhe zëvendësimin e Kalesë.

Arritët që t’i prishnit festën Skënderbeut…

Dua ta uroj trajnerin Daja dhe klubin Skënderbeu për titullin që kanë fituar, edhe pse ende nuk e kanë marrë matematikisht. Po ashtu komplimentoj dhe skuadrën time që bëri një ndeshje të mirë ndaj një skuadre të fortë si Skënderbeu. Nuk do isha i kënaqur nëse do më ofronin 1 pikë, por ne arritëm që të fitojmë ndaj e uroj skuadrën time për këtë ndeshje që arritëm të fitonim.

Zëvendësim i Kalesë ishte zgjedhje taktike apo ndonjë shqetësim fizik?

Kelën e ndryshova për arsye taktike, pasi nuk u soll siç doja unë gjatë ndeshjes. Nuk ishte në formën e tij më të mirë ndaj bëra një zëvendësim taktik.

Rasti i penalltisë…

Nuk kam dëshirë të flas për arbitrat. Tani e them sërish që është hera e dytë, pas një ndeshje në Laç ku nuk na u dha një penallti. Edhe sot ishte shumë afër rastit gjyqtari dhe nuk e dha penalltinë. Ishte minuta e 12-të dhe nuk dihej si do të shkonte ndeshja. Ne arritëm që të shënonim në fund dhe me meritë e fituam ndeshjen.

Mund të na i krahasoni gjyqtarët shqiptar me vendet ku keni punuar ju?

Në çdo vend në Europë, në asnjë apo Itali bëhen gabime dhe nuk dua të flas për këtë gjë.

Pas Koliçit ulni në stol dhe Kalenë a mund të shtohen të pakënaqurit te Kukësi?

Në konferencë e theksova se nuk ishte vendim kundër Koliçit, por për skuadrën, pasi duhej të bëhej një ndërhyrje në portë. Gjërat kanë shkuar mirë. Sa i përket Kalesë mendoj se ishte vetëm një zëvendësim taktik dhe të gjithë e kanë kuptuar si vetë lojtari dhe çdo tjetër. Edhe një herë e them se duhej të reagoja si trajner. Më vjen keq për Enean personalisht, pasi nga ajo situatë e ka humbur vendin e tij, por futbolli i tillë është dhe duhen marrë disa vendime. Nuk është se ka bërë Koliçi ndonjë gafë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online