Kylian Mbappe merr një shifër të paimagjinueshme nga Paris Saint-Germain, aq sa mund të thuhet se sulmuesi paguhet edhe “kur merr frymë”. Francezi nënshkroi një kontratë të re me parisienët këtë verë dhe kështu u bë futbollisti më i paguar në botë. “Le Parisien” zbulon saktësisht se për çfarë shume bëhet fjalë. Ky futbollist 23-vjeçar fiton 72 milionë euro në vit.
Kur i zbriten taksat, paga e tij është dukshëm më e ulët dhe shkon në rreth 33 milionë euro. Megjithatë, kjo nuk është e gjitha. Bonusi që PSG ra dakord t’i paguante atij gjatë tre viteve të ardhshme është një histori më vete. Ai ka një vlerë të pabesueshme në 180 milionë euro, që do të thotë se do të marrë 60 milionë shtesë në fund të çdo sezoni. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/