Kush është Thomas Strakosha? Te Lacio as që e kujtojnë! Nuk ndodhte që nga viti 1998, portieri i ri ka 6 ndeshje radhazi pa pësuar gol

Ironi e fatit ajo që po ndodh me Lacion në Serinë A. Kur do të niste sezoni i ri, klubi ishte në alarm të madh. Portieri i ri nuk po gjendej, teksa u larguan Thomas Strakosha dhe Pepe Reina, dy gardianët që ndanin vendin e titullarit mes sezoneve të shkuara. Papritur ardhja e Provedel nga Spezia rezultoi një “bingo” e madhe.

Tani jo vetëm që Strakoshën nuk po e kujtojnë, por as nuk e dinë se cili ishte lojtari shqiptar. Arsyeja? Lacio ka pësuar më pak gola se të gjithë në Serinë A, vetëm 5 në 11 ndeshje. Për më tepër Provedel e ka mbajtur portën e paprekur në gjashtë ndeshjet e fundit radhazi në Serinë A dhe kjo nuk ndodhte që nga viti 1998. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online