Oto Xhon: Asgjë nuk është mbyllur, Skënderbeu do të ngjitet më lart

0

Sulmuesi i Skënderbeut, Oto Xhon është kritikuar shumë në javët e fundit, për atë episod kundër Flamurtarit, ku i “mohoi” golin shokut të tij, Krasniqit. Megjithatë, sulmuesi tha sot për “RTSH Sport” se trajneri dhe shokët e skuadrës e kanë mbështetur. Po ashtu, Oto Xhon foli edhe për ndërprerjen e kampionatit, si dhe pozitat në tabelë të Skënderbeut:

NDËRPRERJA – “Mund të them se aspak nuk na ndihmon, po kalonim një moment të mirë, morëm një pikë në një transfertë shumë të vështirë dhe gjatë gjithë javës kemi bërë stërvitje shumë të mirë. Kampionati ndaloi në një moment jo të mirë për ne”.

MBËSHTETJA – “Falënderoj shokët dhe trajnerin për mbështetjen që më kanë dhënë. Në asnjë mënyrë nuk kemi menduar se është mbyllur gjithçka. Ky pozicion në tabelë është thjesht momental, pasi jam i bindur se skuadra do të ngjitet shumë më lart”,- u shpreh Oto Xhon.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.