Osmani sukses mes lotësh: Ua dedikoj prindërve të mi!

0

Tefik Osmani njihet për batutat që e karakterizojnë. E nisi me humor intervistën pas suksesit të arritur ndaj Dinamos së Zagrebit, por e mbylli në lot. Në fakt, në mendje i erdhi një nga tifozët dhe nga përkrahësit e tij që kur ka nisur hapat e para të karrierës, i vëllai i tij, i ndarë nga jeta pak muaj më parë…Suksesin e Skënderbeut e ka quajtur mjaft të rëndësishëm kur edhe ka thënë: “Patjetër, sukses historik dhe të gjithë jemi të lumtur sepse kemi punuar shumë dhe kemi besuar”.

PREMIO – Osmani, foli edhe për premion, ku para ndeshjes tha se do e ndante atë me tifozët korçarë. “Po, do ta mbaj premtimin. Kur të shkojmë në Korçë do të ngre gotën e birrës lartë dhe do të bëj gëzuar bashkë me ta. Kjo është mënyra se si do të ndaj edhe premion me ultrasit”.

SHEHI – Osmani, ndër të tjera ka folur edhe për Shehin: “Nuk mendoj se do e lërë futbollin. Asnjë nga ne nuk do që ai të lërë futbollin. Madje, unë tani po shkoj 33-vjeç dhe mendoj se edhe unë pas dy viteve do tërhiqem bashkë me Shehin sepse kemi ende për të dhënë në futbollin e luajtur”.

TAKAJ – “Po jam i bindur që presidenti do ta mbajë fjalën për premion. Sot nuk ka si të na e japë, pasi të gjithë po festojmë dhe e kemi mendjen te suksesi, por jam i bindur se brenda një jave ne do të marrim premion e kualifikimit”, – shtoi mes të tjerash mbrojtësi shtatlartë i bardhekuqve.

SUKSESI – Në fund, Osmani ndan edhe suksesin me familjen, por mbërthehet nga emocionet. “Këtë sukses dua që t’ua kushtoj prindërve të mi. Kur më vdiq vëllai, unë iu premtova se titullin kampion do e sillja në Korçë. Por, nuk ia dolëm, e megjithatë, ky është një titull më i madh të cilin ia kushtoj nënës dhe babait tim (preket dhe nuk i përmban dot lotët)”, – ka përfunduar biseda e mbrojtësit që ka qenë edhe pjesë e kombëtares shqiptare, Tefik Osmani.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.