Tirana e ka nisur merkaton dhe deri më tani drejtuesit e klubit kanë arritur t’i bëjnë zyrtarisht tre “dhurata” teknikut Ze Maria. Por për sulmin është afruar vetëm një lojtar dhe ai është Dejan Blazhevski, i cili ishte pjesë e skuadrës së Vardarit sezonin e kaluar. Pas e mbylli ka skuadrën maqedonase, pati disa oferta dhe e bindi ajo e Tiranës.
Ndërkohë nga Kosova vjen një lajm se skuadra kryeqytetase kërkon Bergin Maliqin, sulmuesin 20-vjeçar që e mbylli sezonin me Vllazninë e Pozheranit. Sipas “gazetasheshi.com”, për të riun interesohet edhe Sileksi në Maqedoni.
Një tjetër talent nga Vala Superliga e Kosovës pritet të largohet dhe ai është sulmuesi i talentuar i Llapit, Mirlind Daku. “Futbollikosovar.com” shkruan se do të jetë ekipi kroat i Osijek që do të përfitojë shërbimet e lojtarit të Kosovës U21. Aty ai do t’i bashkohet Eros Grezdës dhe Muzafer Ejupit, për ta çuar në tre numrin e shqiptarëve në atë ekip.