Baka i dhuron Anglisë… Suedinë, ja kuadri i plotë i çerekfinaleve!

Pas një maratone prej 120 minutash dhe serive të penalltive, gabimi deçiziv I Karlos Bakës dhe penalltia e shënur në fund nga Dajër I kanë dhuruar Anglisë çerekfinalet, ku do të përballen me Suedinë, që eliminoi Zvicrën në ndeshjen e luajtur përpara kësaj të mbrëmjes.

Golit të Herri Kejnit me penallti iu përgjigj ai I Minas në minutat shtesë, me kokë (rekord për një mbrojtës të shënojë tre gola me kokë në një Botëror), teksa u desh më pas edhe shtesa dhe në fund, llotaria, që I buzëqeshi “Tre Luanëve”.

Ja panorama e plotë e çerekfinaleve

Kolumbi-Angli    1-1

Shënues: Mina 90’+4 / Kejn 58’

Kolumbia: Ospina; Arias (Zapata 114′), Mina, Sançez, Mohika, Barrios, K.Sançez (Uribe 80’), Lerma (Baka 60’), Kuadrado, Kintero (Muriel 88′), Falkao. Tr.: Pekerson

Anglia: Pikford; Uolker (Rashord 113′), Stons, Maguire, Tripier, Lingard, Henderson, Ali (Dajër 80’), Jang (Roz 102′), Sterling (Vardi 88′), Kejn. Tr.: Sauthgejt

Gjyqtar: Geiger (SHBA)

Kartona të verdhë: Henderson, Arias, Barrios, Baka, Falkao, Lingard

 

Seria e penalltive

FALKAO                                GOL

KEJN                      GOL

KUADRADO        GOL

RASHFORD          GOL

MURIEL                                GOL

HENDERSON      E PRITUR

URIBE                    SHTYLL

TRIPIER                 GOL

BAKA                     E PRITUR

DAJER                   GOL

 

Golat

Min 90’+4 MINAAAAAA. Sërish ai, protagonist. Realizon me kokë në goditje këndi

990941908

Min 57′ KEJNNNNNNNNN! Sulmuesi realizon me penallti, pasi Sançez shkaktoi faull ndaj sulmuesit të Totenhamit. Geiger nuk kishte dyshime dhe akordoi 11-të metërsh.

 

Episodet

Min 115 Dier! Futbollisti I Anglisë kërcen mirë në goditje këndi, por goditja e tij me kokë përfundon mbi traun e portës

Min 111 ROZ! Aksion i rrezikshëm i Anglisë me diagonalen e mbrojtësit, por topi del lart jo shumë larg traut të portës

Min 96’ Baka! Rrezik për Anglinë, teksa Mohika kroson për sulmuesin, por Pikford është I vëmendshëm dhe bllokon

Min 90’+3 Uribe provon nga larg dhe për pak nuk shënon, super pritje Pikford!

Min 80′ Kuadrado gabon gjithçka, pas një aksioni të shpejtë kolumbian. Topi i goditur prej tij në diagonale, mbi tra

Min 73’ Maguire! Goditje me kokë e nr.6 në goditje këndi, por topi del mbi traun e portës

Min 45’+2 Lingard provon por totalisht gabuar me goditjen e tij nga jashtë zone.

Min 45’+1 – Kintero tenton të rrezikojë, por Pikord i thotë “jo”

Min 41’ Tripier provon me goditje dënimi, por topi del mbi tranversën e portierit Ospina

Min 16’ Kejn! Çfarë shansi për Anglinë: kros i fortë nga Tripier për nr.9, që në shtyllën e dytë godet me kokë, por shumë lart, edhe pse nuk ishte në ekuilibër gjatë kërcimit

Min 12’  Sterling! Provon sulmuesi me goditje të fortë nga 20 metra, por gjen përgjigjen e mbrojtjes së Kolumbisë

Min 6’  Menjëherë Anglia e rrezikshme. Jong godet në portë Ospina përgjigjet me grushte, më pas Triper kroson në zonë, por Mina mbyll në goditje këndi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online