Operohet me sukses, Salihamixhiç: Koman do të rikthehet më i fortë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kingsli Koman u dëmtua në ndeshjen e parë të kampionatit, në të cilën Bajerni mposhti Hofenhajmin. Dëmtim i rëndë për 22-vjeçarin francez, i cili do të qëndrojë jashte fushave të blerta për një periudhë të gjatë.

Anësori i sulmit të Bajernit ka kryer operacionin gjatë ditës së sotme dhe është gati për të nisur fazën e rikuperimit. Hasan Salihamixhiç, drejtori sportiv i bavarezëve ka folur mbas përfundimit të operacionit duke dhënë lajmin e mirë dhe ai beson fort se Koman do të rikthehet edhe më i fortë.

“Operacioni shkoi me sukses dhe Kingslei do të rikthehet më i fortë, jam i sigurtë për këtë gjë. Ka mbështetjen tonë maksimale dhe ne do presim deri sa të rikuperohet”, përfundon boshnjaku i Bajernit të Mynihut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *