Olsen kryen testet mjekësore te Roma

Pas largimit të portierit brazilian Alison, ekipi i Romës gjen zëvendësuesin e tij. Robin Olsen do të jetë blerja e re e verdhekuqve. Ish-portjeri i Kopenhagenit mbërriti sot në mengjes në kryeqytetin italian për të kryer testet mjekësore dhe për të nënshkruar më pas kontratën.

Olsen ështe 28 vjeç dhe ka lujatur më parë me Malmon në Suedi, Paokun në Greqi dhe së fundmi për 3 sezone me Kopenhagenin në Danimarkë. Suedezi është gjetur nga drejtuesit verdhekuq si pasardhës i Alison, i cili u transferua drejt Liverpulit për shifrën e 75 milionë euro.

Për suedezin në një moment pati interesim edhe nga ana e Liverpulit, që i mori pikërisht Romës portierin. Olsen u paraqit mirë në Botëror, teksa spikati në ndeshjen kundër Gjermanisë në grupe, edhe pse në fund Suedia e tij u mposht nga një perlë e Toni Kros.

https://www.facebook.com/officialasroma/photos/pcb.1828171760576963/1828170173910455/?type=3&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online