“Mbreti” i Instagramit, CR7 mposht Mesin dhe Nejmar

Kristiano Ronaldo fiton edhe një herë duelin në distancë me rivalët e mëdhenj, Lionel Mesi dhe Nejmar. Ylli portugez kryeson klasifikimin e listës së Më të Pasurve të Instagramit për vitin 2018, duke bërë që secili nga postimet e tij të gjenerojnë 750 mijë dollarë përfitime.

“HopperHQ.com” analizoi të dhënat, për të nxjerrë përfundimin se cilët nga personazhet e famshëm kanë më tepër ndikim te njerëzit në rrjetet sociale. Faktorët e analizuar janë sa persona i shohin postimet, sa shpesh ata postojnë dhe numrin e ndjekësve.

Ronaldo ka 133 milionë ndjekës, duke lënë pas Nejmar në kuotën 101 milionë dhe Mesin me 95 milionë e 300 mijë. Postimet e Nejmar do të gjeneronin 600 mijë dollarë të ardhura, ndërsa ato të Lionel Mesit 500 mijë dollarë. Pesë vendet e para plotësohen nga David Bekham dhe Garet Bejl, ndërsa Konor MekGregor në vendin e tetë është i pari nga sportet e tjera me 125 mijë dollarë të gjeneruara për çdo postim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online