Algoritëm për të vendosur Serinë A/ Ja formula që ndiqet, Milani e pëson më tepër dhe i thotë lamtumirë Europës

Serie A e ka të qartë se kampionati duhet të përfundojë në fushën e lojës, por në rast se kjo nuk ndodh, atëherë Federata i bërë planet. Alternativa e dytë do të jetë gjithnjë play off dhe play out, ndërsa plani C për fatin e elitës italiane do të vendoset nëpërmjet algoritmit. Kjo ka qenë edhe ideja e zbuluar nga Presidenti Gravina, duke hapur diskutime në vendin fqinj. Por si do të funksionojë algoritmi?

Gjithçka është një projeksion që krijohet nëpërjet “mesatares së matur”. Formula është e thjeshtë. Në ndeshjet e luajtura deri më tani do të bëhet veçimi i atyre të zhvilluara në shtëpi dhe atyre të luajtura jashtë, ku për të dyja rastet do të llogaritet mesatarja e pikëve të marra nga çdo ekip deri në momentin e ndërprerjes përfundimtare. Më pas vlera e fituar do të shumëzohet me 19, i cili është edhe totali i ndeshjeve që një klub luan si vendas ose si udhëtues gjatë kampionatit. Në fund rezultati që del nga ky veprim për takimet e zhvilluara në shtëpi mblidhet me atë të ndeshjeve të luajtura jashtë për të pasqyruar kështu edhe renditjen përfundimtare.

Nëse merret në konsideratë tabela e tanishme e klasifikimit, atëherë Juventusi do të shpallej kampion i Serie A, ku do të ndiqej nga Lazio, Interi e më pas Atalanta që do të siguronin Championsin. Biletën për në Europa League do e prisnin Roma dhe Napoli, ndërsa më i humbur me këtë formulë rezulton Milani, që do e gjente veten poshtë Veronës dhe Parmës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Serie A calendar, this is how the algorithm will be calculated in case of early stop

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online