Ofertë “monstruoze”, Camp Nou do ndryshojë emër

Për tifozët do jetë një thikë në zemër, por Barcelona ka më shumë se 200 milionë arsye që prej vitit 2019 t’i vendosë një emër të ri stadiumit të vet legjendar.

Prej verës së vitit të ardhshëm Barcelona do të nisë fazën e parë të rimodelimit të stadiumit dhe për të kryer punimet duhen shpenzime kolosale.

Për këtë arsye, presidenti Bartomeu do të vendosë para Asamblesë së jashtëzakonshme të ortakëve emrat që duan të blejnë të drejtën e emrit të stadiumit për 20 vitet e ardhshme.

Bëhet fjalë për një shifër që i kalon 200 milionë eurot, çka kënaq çdo kërkesë të klubit blaugrana, që po bisedon me kompani amerikane e aziatike.

Më parë u fol për marrëveshje me kompaninë farmaceutike Grifols, por kjo ka përgënjeshtruar gjithçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *