Orë vendimtare për Kristal Abazajn. Sulmuesi anësor ka kërkuar të mbetet në Belgjikë dhe në ditët e para të janarit Lokereni i vendit të fundit u përfol si opsion për të ardhmen e ish-lojtarit tëq Luftëtarit. Gjithsesi deri më sot kishte pasur shumë qetësi rreth Abazajt.
Së fundmi për Abazajn ka interes Sint-Truidense VV, klub që renditet në vendin e shtatë në elitën e futbollit belg. Sikurse raporton Het Belang van Limburg, Abazaj kërkohet në huazim deri në fund të sezonit.
Largimi nga Anderlehti është zgjidhja e vetme për sulmuesin anësor të kombëtares shqiptare. Ai dëshiron të luajë dhe të thirret sërish nga Panuçi, ndërkohë që sot pritet të vendoset përfundimisht e ardhmja e tij. Anderlehti nuk e ka në plane për momentin dhe duhet ta ndajë mendjen se ku do ta huazojë. Sigurisht do t’i kërkohet mendim edhe vetë lojtarit.