Ofertat, Reali, derbi dhe titulli kampion: flet kapiteni Ikardi

Ditën pas derbit, që u vendos nga goli i tij në kohën shtesë, Mauro Ikardi foli për “Radio Onda Cero”, ku u përqendrua tek e ardhmja e tij, te interesi i mundshëm i Realit të Madridit, por edhe për garëbn e titullit: “Ka shumë spekulime, kur do të vijnë ofertat do ti vlerësojmë. Megjithatë, unë jam shumë i lumtur te Interi”.

BARCELONA – “Keqardhje që Mesi nuk do të jetë në gjendje të luajë, është gjithmonë bukur të përballesh me lojtarë të mëdhenj si ai: Leo është më i miri në botë. E kemi të qartë që mungesa e tij është një humbje e madhe për Barcelonën, ne mund të shkojmë të luajmë ballë për ballë… i kemi kualitetet për ta bërë”.

DERBI – “Ishte e rëndësishme të fitonim kundër Milanit, sepse përjetuam një periudhë fantastike në muajin shtator dhe dëshironim t’a vazhdonim këtë moment të mirë edhe pas pushimit. Ishte shumë e rëndësishme të arrinim në ndeshjen me Barcelonën me këtë mentalitet”.

TITULLI – “Jemi aty në garë dhe jemi të vetëdijshëm se duhet të vazhdojmë të fitojmë: gjatë vitet e fundit Juventusi e ka treguar se mund të qëndrojë atje lart, duhet të marrim shembull”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online