Ofensiva e re, Napoli refuzoi Bajernin dhe Interin për Hysajn

“Sport Ekspres” mëson prapaskenat. Zikaltrit dhe kampionët e Gjermanisë kishin ofruar deri në 30 milionë euro, por De Laurentis ka thënë “jo. Shkodrani qëndron për titullin, por e ardhmja…

Anton Cicani

“Do të qëndroj, s’kam asnjë dyshim!”. Elseid Hysaj do të vazhdojë me Napolin, edhe pse nuk e kishte aspak të lehtë të refuzonte më shumë miliona në bankë, një rritje prestigji dhe sidomos mundësia për të veshur fanellën e një klubi me më shumë trofe dhe histori. “Refuzuam një top club, sepse Elsi beson se mund të fitojë titullin me skuadrën axurre, ku edhe ndihet mirë”. Agjenti i mbrojtësit shkodran, Mario Xhiufredi, në një intervistë të dhënë për mediet italiane, ngjalli shumë mister mbi interesimet konkrete rreth mbrojtësit të kombëtares së Shqipërisë, që verën e shkuar rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2022, me rritje rroge duke shkuar deri në 1,8 milionë euro, bashkë me bonuse. Natyrisht, një rrogë mesatare, për një futbollist të cilin Napoli e konsideron thelbësor për projektin tekniko-taktik të Mauricio Sarrit, trajnerit axurr, që para dy ditësh e ka kritikuar pas miqësores me Kievon. Thjesht kritika të çastit dhe për ta mbajtur në tonus, pasi Hysaj është nga “ushtarët” e Sarrit dhe gjithmonë i pranishëm në fushë (De Biazi ankohej vazhdimisht për faktin se në merkato, De Laurentis s’kishte bërë asgjë për të pasur një zëvendësues të denjë të shkodranit, që luante edhe pse me grip ndonjëherë).

Detajet – “Sport Ekspres” ka arritur të mësojë edhe emrin e dy skuadrave që kanë bërë tentativë konkrete. Bëhet fjalë për Interin dhe Bajernin e Mynihut, me Spaletin dhe Ançelotin që kanë kthyer vëmendjen te futbollisti shqiptar. Oferta që ka arritur te Napoli është 30 milionë euro, por menjëherë presidenti De Laurentis e ka dërguar mbrapsht, pasi kërkon të paktën 50 milionë euro për lojtarin. Në fakt, nëse kampionët e Gjermanisë duan Hysajn, pasi të kenë marrë “po”-në e lojtarit, duhet që të paguajnë klauzolën prej 50 milionë eurosh, sipas asaj që ka caktuar klubi axurr, kur edhe ai firmosi kontratën. Ndërsa, sa i përket Interit, Hysaj është një pëlqim i vjetër, që ka nisur me Auzilion, teksa është vepruar në fshehtësi. Zikaltërit, që në të majtë kanë vënë në shënjestër prej kohësh Dalbert të Nicës, janë duke provuar që të gjejnë edhe një alternativë në të djathtë, ku vetëm D’Ambrozio s’mund të mjaftojë. Ndërkohë, Bajerni ka vetëm Rafinjan dhe Kimih në krah të djathtë. Duke parë se i pari është drejt “perëndimit”, i dyti ende është një formë basti. Natyrisht, gjermanët kurrë s’do të paguajnë 50 milionë euro.

Strategjia – Por, çfarë do të ndodhë tani që këto dy skuadra dolën hapur?! Praktikisht, nëse edhe këtë sezon Napoli s’do të fitojë titullin, atëherë mund të shtrohet një tjetër diskutim verën e ardhshme. Në fakt, ekziston një pakt mes presidentit dhe lojtarit. Sepse shkodrani i ka premtuar besnikëri një qyteti i cili e dashuron, por karriera e tij është një aspekt mjaft i rëndësishëm dhe janë nga ato trena që kalojnë njëherë në jetë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online