Shefi i sektorit të garave në FSHF, Lysien Nurishmi, ka qenë i pranishëm në emision “Dita Jonë” në “A2CNN”, ku ka folur për situatën e sigurisë në stadiumet shqiptare. Sipas zyrtarit të Federatës, klubet shqiptare nuk janë ende gati për të zhvilluar ndeshje pa praninë e policisë.
“Tifozët, drejtuesit e klubeve dhe policia, janë faktorët e që ndikojnë në dhunën në stadiumet shqiptare. Këtë sezon ne e kemi ngritur zërin që në ndeshjen e parë hapëse, ku tifozët u futën në fushën e Korçës. Klubet nuk jemi gati të zhvillojmë ndeshje pa praninë e policisë në stadiume”, u shpreh zyrtari i FSHF-së.
Ndërkaq, Nurishmi paralajmëroi se në rast se nuk garantohet siguria e nevojshme, institucioni ku ai bën pjesë mund të marrë marr vendime drastike.
“Policia nuk është shprehur qartë se kërkon të paguhet ekstra nga Federata. Duhet të kemi një ligj, pasi ne jemi shoqatë jofitimprurëse. Shoqata e arbitrave janë shprehur se nuk shkojnë në stadiume nëse nuk i garantohet jeta. Ne do të shikojmë edhe këtë javë se çdo të ndodhë dhe pastaj mund të ketë edhe ndonjë vendim drastik”, tha Nurishmi.