Minuta e 3-të i sjell fat Manajt, sulmuesi gjen golin e radhës me Albaseten

Rei Manaj nuk ndalet dhe arrin të gjejë golin e radhës. 21-vjeçari i kombëtares ka shënuar golin e parë të ndeshjes në minutën e tretë, ndërsa ndeshja midis Albasetes dhe Real Zaragosës ka përfunduar në barazim 2-2. Manaj shënoi dhe një javë më parë në të njëjtën minutë dhe tashmë ka arritur kuotën e 3 golave në kampionat.

Albasete ngjitet përkohësisht në vendin e tretë të renditjes, vetëm dy pikë larg kryesuesve të Malagës, edhe pse ka zhvilluar një ndeshje më shumë se ekipet e tjera.

Sulmuesi shqiptar kaloi vendasit në avantazh në minutën e tretë, ndërsa Albasete dyfishoi rezultatin në minutën e 25-të. Zaragoza arriti të shënonte dy gola në pjesën e dytë, duke arritur të marrë një pikë në këtë ndeshje.

Ky është goli i tretë i Manajt në divizionin e dytë spanjoll, ndërkohë që ka shënuar dhe një gol në ndeshjen e Kupës përballë Lugos. Sulmuesi lushnjar e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe forma e tij e mirë gëzon dhe trajnerin Panuçi.

Shqipëria luan ndeshjen e radhës me datë 14 nëntor me Izraelin në transfertë dhe në mungesë të golave të sulmuesve, Manaj jep shpresë dhe besim për formën dhe efikasitetin që po tregon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *