Mposhtën rivalin në ndeshjen e fundit të kampionatit, Sadiku feston titullin kampion në Indi

Mohun Bagani është kampion i Indisë në futboll. Titulli është vendosur në ndeshjen e fundit, në një përballje të drejtpërdrejtë me dy rivalët kryesorë për vendin e parë. Mohun Bagani ka mposhtur Mumbay City-n me rezultatin 2-1, duke i marrë kreun e tabelës.

Diferanca prej një pike i ka dhënë trofeun në duar lojtarëve të Mohun Baganit. Armando Sadiku ka festuar sot titullin e tij të parë si kampion në Indi, ku u transferua si një nga përforcimet më të rëndësishme për kampionët e saposhpallur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/