“Nuk reklamohet si të tjerët”, menaxheri i njohur për Andi Lilën: Ka ndihmuar jo pak familje

Andi Lila ka ndërmarrë nismën e tij që me Sindikatën e Futbollistëve Profesionistë  të Shqipërisë t’i vijë në ndihmë njerëzve në nevojë, sidomos në këtë periudhë tejet të vështirë. Një solidarizim pati edhe në rastin tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, ku organizuan një ndeshje me yjet e Kombëtares shqiptare, italiane, greke dhe asaj turke, ndërsa të gjitha të ardhurat shkuan pikërisht për ato familje që vuajtën pasojat e rënda të lëkundjeve sizmike. Në këtë mënyrë futbollisti shqiptar nuk ka nguruar të tregojë në asnjë moment anën e tij humane për të qenë pranë atyre të cilët kanë nevojë t’i zgjatet në dorë, megjithëse reklamimi nuk ka qenë mënyra që ka zgjedhur të ndjekë.

Një fakt të tillë e nxjerr në pah edhe menaxheri i njohur i lojtarëve, Andi Matraxhiu. Ky i fundit ka shpërndarë një postim në rrjetin e tij social në “Facebook”, ku i shpreh falenderimet e tij Lilës për punën e madhe që po bën në heshte për familjet në nevojë këtë periudhë. Edhe pse nuk dëshiron të “shesë“ mediatikisht ndihmën e tij, sipas Matraxhiut lojtari shqiptar është treguar gjithnjë i gatshëm për të dhënë kontributin dhe ndihmën e tij, nga e cila kanë fituar jo pak familje./Halit Delibashi-Sport Eskpres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online