Zyrtare/ Ceferin miraton fondin e UEFA-s me 236 milionë euro, ja sesa përfiton Shqipëria

Nga Klaudio Ndreca

Futbolli europian është prekur nga pandemia e Koronavirusit, duke mbyllur dyert e stadiumeve për sigurinë e tifozëve dhe klubeve. Por nga ana tjetër, presidentët e skuadrave kanë humbje kolosale në këtë periudhë.

Dy muaj kanë mjaftuar që në shumë skuadra të diskutohet edhe falimentimi, pasi kriza ka qenë e përmasave të mëdha. Ndërkohë UEFA po i gjendet pranë Federatave, për të kaluar këtë moment të vështirë. Vetëm pak minuta më parë është zyrtarizuar edhe ndihma që do të vijë me fondin prej 236 milionë euro për 55 Federatat. Pra, secila Federatë atje ku futet edhe Shqipëria, përfiton rreth 4.3 milionë euro.

Por këto para vijnë me programin e financimit HatTrick. Sipas këtij programi, kjo shumë e dhënë nga qeveria e futbollit europian, duhet të investohet për zhvillimin e futbollit kombëtar. Shuma është e vlefshme për mbylljen e këtij sezoni dhe atij në vijim, ndërsa në të njëjtën kohë, këtë herë Federatat mund ta përdorin edhe për të mbyllur krizat e tyre për shkakun e shpenzimeve sa i përket periudhës së Koronavirusit.

“Sporti ynë përballet me një sfidë të pashembullt për shkak të krizës Covid 19. UEFA dëshiron të ndihmojë shoqatat të përgjigjen në mënyrë të duhur për rrethanat specifike. Si rezultat, ne kemi vendosur të ndajmë deri në 4.3 milion euro për Federatë, për pjesën tjetër të këtij sezoni dhe në vijim. Çdo Federatë do të jetë në gjendje të përdorë fondet, përveç një pjese të fondeve të investimeve, pasi gjykon të përshtatshme për rindërtimin e një komuniteti të dëmtuar të futbollit.

Unë besoj se është një vendim i përgjegjshëm për të ndihmuar sa më shumë komunitetin e futbollit. Jam krenar që futbolli po tregon unitet gjatë kësaj krize. Pa dyshim, futbolli do të jetë në qendër të aktiviteteve që do të lejojnë njerëzit të kthehen në normale kur është momenti. Ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të siguruar që ai të jetë në gjendje t’i përgjigjet apelit”, tha Ceferin. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online