“Bomba” e Higuan: Nga Napoli ika vetëm nga një person, te Juventusi më dhanë goditje nga Ronaldo

Gonzalo Higuain vijon të mbetet pranë nënës së tij në Argjentinë, pavarësisht thirrjes së Juventusit për t’u rikthyer në Torino. Fjalë nisën të dalin për një ndarje rrugësh mes palëve, por jnë hedhur më pas poshtë nga vetë i ati i sulmuesit. Ndërkohë ky i fundit iu bashkua bardhezinjve për një shifër rekord në atë kohë, duke lënë Napolin me të cilët arriti të vendoste edhe rekord golash në Serie A. Një kalim që padyshim nuk është pritur aspak mirë nga napoletanët, që njihen për urrejtjen e madhe ndaj Juventusit. Megjithatë Higuain ka sqaruar se i vetmi njeri përgjegjës për këtë transferim është presidenti De Laurentis. Mendimet e tyre përplaseshin gjithnjë, duke bërë që argjentinasi të dëshironte largimin një herë e më parë.

“Unë kam qenë gjithmonë i lidhur me tifozët dhe qytetet. Kur u largova nga Madridi, Bernabeu më bëri të emocionohem. Më ndodhi edhe me Napolin, megjithëse marrëdhënia me De Laurentiis nuk ekzistonte. Mënyra e tij e të menduarit nuk është e njëjtë si e imja dhe ishte ai që më çoi në zgjedhjen për të shkuar te Juventusi. Nuk doja të kaloja një minutë më gjatë në një shoqëri ku ai ishte. Kur shkova në Milano, megjithatë, ishte Juve ai që më dha një ‘goditje’: erdhi Cristiano Ronaldo dhe ata më thanë që donin të balancoheshin, kështu që më larguan. Unë sigurisht që nuk e kërkova nga Juventusi të ndryshoja skuadrat”, ka thënë Higuain./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online