Nuk po përshtatet me Manchester United, legjenda Van Basten kritikon Van de Beek: I duket vetja i madh te Ajax-i

Dony Van De Beek ishte një nga elementet më të rëndësishme të Ajax-it të surprizave, i cili verën e shkuar firmosi për Manchester United. Një kontratë e tillë padyshim që ishte një arritje për mesfushorin e talentuar, por përshtatja në futbolli anglez nuk ka qenë e lehtë. Për këtë arsye legjenda e futbollit, Marko Van Basten ka lëshuar kritika në drejtim të Van De Beek, duke u shprehur se shpesh lojtarëve të tillë u duket vetja të mëdhenj në Ajax.

“Thjesht tregon se çfarë jete të shkëlqyeshme kanë kur luajnë në Ajax. Të gjithë mendojnë shumë shpejt se janë një djalë i madh këtu dhe mund t’ja dalin në vendet e tjera, por në Hollandë, atje është një garë e bukur. Në një ekip si Ajax ju ndihmoheni vërtetë, veçanërisht në pozicionin nr.10. Pastaj shpesh sheh që ata shkojnë jashtë vendit dhe është një histori tjetër.

Ju duhet të jeni në gjendje të kujdeseni për veten tuaj. Nëse shkoni në një klub në një vend tjetër, duhet të jeni në gjendje të paraqiteni në atë ekip në një mënyrë që të tjerët do të mendojnë: ‘ai është njëri prej nesh dhe me të do të fitojmë’”, tha Van Basten për “Ziggo Sport”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online