“Nuk po luanin me Beshijtashin, por me ekipin kombëtar të Afrikës”, ishte fraza e thënë nga Mircea Luçesku një javë parë pas humbjes ndaj klubit turk. Kjo deklaratë ka ngjallur zemërim në Stamboll, ku lojtarët afrikanë të Beshiktashit kanë përgatitur hakmarrjen.
Mbrëmjen e djeshme skuadrat u ballafaquan sërish në ndeshjen e dytë të fazës “play off” të Ligës së Konferencës. Edhe këtë herë fitorja shkoi për bardhezinjtë, që mposhtën Dinamon e Kievit me rezultatin 1-0. Vendimtar ishte goli i shënuar nga Abubakari, i cili ka shkuar menjëherë të festojë përpara fytyrës së Luçeskut, duke u ndëshkuar me karton të verdhë nga arbitri. Ndërkaq, vetë trajneri i Dinamos së Kievi u shpreh pas elimininit nga Liga e Konferencës se: “Abubakari tregoi edukatën e tij me atë gjest”./Sport Ekspres/