VIDEO/ Skënderbeu tregon forcën në Superiore, korçarët mposhtin Dinamon dhe marrin fitoren e dytë radhazi

Skënderbeu dhe Dinamo janë përballur mbrëmjen e sotme në javën e dytë të “Abissnet Superiore”-s. Korçarët po tregojnë forcën e tyre në elitën e futbollit shqiptar, ku duket se synojnë të mbërrijnë sa më lart. Bardhekuqtë kanë mposhtur sot Dinamon me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja u vendos nga Behiratçja, i cili në minutën e 48 e dërgon topin në rrjetën e tij.

Skënderbeu ka përfituar nga dhurata e mbrojtësit të Dinamos për të marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat. Skuadra juglindore shkon kështu në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Dinamo ende nuk ka shijuar pikën e parë në Superiore./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online