“Nuk po e shikojmë Europën vetëm në Google Map“, kapiteni i Kastriotit jep lajmin e madh: Presidenti na premtoi liçensimin për në Europë

Kastrioti është befasia e bukur e këtij kampionati të “Abissnet Superiore“. Krutanët kanë mposhtur Tiranën ditën e sotme, duke u larguar kështu edhe më shumë nga zona e ftohtë dhe duke parë tashmë nga Europa. Kapiteni i Kastriotit ka dhënë një prononcim për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ku ka dhënë edhe lajmin se presidenti i ka premtuar ekipit se do të përpiqet të sigurojë liçensimin për pjesëmarrjen në Europë.

“Shumë dy fitore me Tiranën? Në sport nuk ka asnjëherë shumë. Jemi një grup mjaft i mirë. Jemi në një moshë të re. Rrimë shumë kohë bashkë. Sa për kafet, kapitenit i takon t’i paguajë. Kemi një finale këtë javë me Egnatian. Kush është ai lojtar që nuk do të luajë me një ekip më të mirë, por të shikojmë. T’ja lëmë kohës. Si ka ardhur puna, Europën nuk po e shikojmë më në Google Map. Presidenti sot na erdhi në dhomat e zhveshjes, na uroi. Na bëri me dije se do merret me seriozitet për liçensimin e klubit në Europë.“, ka thënë Sokol Neziri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online