“Ne kemi kompleks me grekët“, Idrizi sqaron Ligën Epirote: Me Shkumbinin vijnë 16 vetë bashkë me mua, me Janinën do vijnë 15 mijë

Flamurtari ka siguruar zyrtarisht ngjitjen në Kategorinë e Parë, duke nisur kështu rugën drejt rikthimit në elitën e futbollit shqiptar. Sinan Idrizi ka shpalosur planin e klubit vlonjat në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“, ku tregon investimet që pritet të nisin së shpejti. Gjithashtu, administratori i Flamurtarit ka prekur edhe çështjen e Ligës Epirote, një ide e hedhur së fundmi prej tij për të rritur më tepër të ardhurat e klubeve të jugut të Shqipërisë.

“Mos na shkelshin këmbët kurrë në këtë kategori. Nuk kemi plan për një sezon, kemi plan për një rrugëtim. Kemi një rrugëtim për atë që kemi si kod 22-23, që është 100 vjetori i Flamurtarit. Dje në Kukës pamë një stadium të mrekullueshëm dhe shpresoj që më të mirë akoma ta kemi në Vlorë, së bashku me infrastrukturën e asaj që unë kam 8 vjet që i them ‘Vlora Sport‘. Tashmë nuk ka më pengesa ligjore për investimin tonë në zonën e Pyllit të Sodës. Së shpejti, besoj po në këtë sezon do të nisim investimin tonë. Atje është projekti jonë i akademisë, në kuptimin e plotë të akademisë. Do të jenë të paktën 5 fusha sporti. Do të jetë një stadium 3 mijë vendësh, i cili do të jetë provizor në kohën që do të dëmtohet stadiumi i madh i Flamurtarit. Do të ketë një palestër, ne kemi 6 muaj që kemi punuar me teknikët në natyrë. Zona tashmë është e dedikuar për sportin.

Si vlonjat që jam dhe si nip nga Kuçi, them se ne nuk krahasohemi me askënd, edhe për stadiume. Stadiumi do të jetë një gjë tjetër, për këtë të jeni të sigurt. Keni për ta parë. Ne do të fillojmë ndërtimin te Pylli i Sodës, 3 mijë vendëshin, që në kohën e tranzitimit mos të bredhim nga një fushë në tjetrën dhe më mbrapa t’ja lëmë akademisë dhe Shpresave tona. Jam i sigurt që në 2023-shin Flamurtari do të hedhë themelet e stadiumit, që do të jetë të paktën si ai i Kombëtares. E largët rruga me Kukësin? Më tepër se e largët, por tani ka aeroport dhe shkon shpejt. Varet me çfarë autobusi shkon. Me sa di unë Superiorja ka blerë autobusë të rinj të gjithë. Meqë ra fjala, kemi qenë ne promotorët e blerjes së autobusit.

Liga e Epirit? Flamurtari nuk do të luajë në Ligën e Epirit. (Flamurtari) Do të krijojë Ligën e Epirit si një alternativë brenda deçentralizimit të futbollit në Shqipëri. Në themelet e Europës, që ne e kemi thënë që në fillim të viteve ’90 ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, janë bazë decentralizimi, unë them përse të mos ndodhë një gjë e tillë. Jugu i Shqipërisë është më i afërt, tani kufij nuk ka më, tashmë vizat nuk ekzistojnë më. Në aspektin ekonomik unë e them gjithnjë që Superliga ka dështuar. Në këtë sistem që jemi sot shkoni shihni Gjirokastrën ku vegjeton, keni Sarandën që nuk i ndihet më zëri për futboll, keni Butrintin, keni Himarën. Keni jugun e Shqipërisë që nga hapësira gjeografike jemi më të afërt me Janinën, me Larisën, me vendet që janë afër kufirit. Atëherë përse të mos krijojmë një ligë, Ligën Epirote, dhe me kalimin e kohës të ketë një Ligë Ballkanike.

Mua për çdo gjë mund të më akuzoni, por si një filogrek ose si një histori e epirotëve, nga këto përrallave e viteve të fundit, nuk mund të më tregoni, sepse jemi familje e deportuar nga zona e Epirit. Janë histori të së kaluarës dhe me marrëdhëniet e reja mund të krijojmë një gjë më të mirë. Rrjetet sociale unë i kuptoj, por s’ka asgjë të keqe. Ne shkojmë në Greqi. Nuk asgjë të keqe, përderisa luajmë me Kosovën, me Maqedoninë, me Greqinë. Ne kemi kompleks në marrëdhënie me grekët. Nëse unë p.sh. them do bëj kampionat me jugun e Italisë, me Pulian, çfarë do të thonit? Do ta përkrahnit të gjithë. Tani ne kemi kompleks kur dëgjojmë termin grek dhe Greqi, Epir dhe Epirot. Këtoj janë nocione që varet si i përdor.

Unë e shikoj ekonomikisht dhe them që kjo ligë mua më krijon të ardhura ekonomike të mjaftueshme për të qendruar në këmbë. E kam dhënë si shembull, nuk fyej asnjë klub të Shqipërisë. Kur Flamurtari luan me Shkumbinin në stadium vijnë 15 vetë, unë jam i 16-i. Por nëse vjen Janina do të jenë 15 mijë. Po të vijë Igumenica do të jenë 16 mijë. Po të vijë Korfuzi do të jenë 20 mijë. Pra, unë kam të ardhura ekonomike. Shikoni një gjë të bukur. Nëse pas 20 vitesh Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota në BE, a na pengon dikush ne ta bëjmë këtë? Nuk është asgjë. Unë dua thjesht të bëj një ekonimi. Nëse këta që komentojnë kanë një ide më të mirë për të bërë ekonomi, bujrum, le ta bëjnë”, ka deklaruar Sinan Idrizi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online