Nuk njeh kundërshtar /Luis Hamilton drejt barazimit të rekordit të Michael Shumacher

Luis Hamilton fitoi çmimin e madh të Barcelonës, duke konsoliduar vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve. Anglezi e dominoi këtë garë që nga fillimi i garës deri në fund, duke mos e ndjerë për asnjë moment rrezikun e kundërshtarëve të tij. Max Verstappen zhvilloi një start të shkëlqyer, duke parakaluar menjëherë pilotin tjetër të Mercedezit, por nuk arriti t’i afrohej për asnjë çast Luis Hamiltonit.

Xhiroja më e shpejtë u arrit nga vendi i tretë, Valteri Bottas i cili mori një pikë më shumë si pasojë e kësaj arritje. Ferrari nuk gjendet asgjëkundi, pasi piloti kryesor Charles Leclerc u detyrua të largohej nga gara, duke mos grumbulluar asnjë pikë të mundshme. Në klasifikimin për pilotë, Hamilton ndodhet në krye me 132 pikë, me një diferencë të thellë prej 37 pikësh nga Max Verstappen. Edhe pse është vetëm fillimi i këtij kompeticioni, anglezi duket i pandalshëm drejt fitimit të Formula 1 për herë të 7-të, duke barazuar kështu rekordin e legjendës së Ferrarit, Micheal Shumacher./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online