UEFA vjen me vendime të reja, vendos për kompeticionet e Kombëtareve të moshave

Pandemia shkaktoi një ndryshim të pazakontë të kalendarit futbollistik, megjithatë klubet ia dolën të riktheheshin përsëri në fushën e lojës për të përfunduar atë që kishin nisur. Tashëm Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka mërrë vendimet edhe në lidhje me kompeticionet për Kombëtaret e moshave.

FSHF na njeh me vendimet e marra, që lidhen me U-17 dhe U-19 si për meshkuj ashtu edhe për femra. Ajo që vihet re është anullimi i raundit “Elite” në shumicën e turneve. Vendin e tij përgjithësisht e ka zënë metoda e “play off”. Vendimet janë marrë sa i përket sezoneve 2019/2020 dhe 2020/2021. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i FSHF-së:

Pas konsultimeve me 55 federatat anëtare të UEFA-s, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mori disa vendime në lidhje me kompeticionet e ekipeve kombëtare të moshave, duke marrë parasysh situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19 në të gjithë Evropën.

Për të lehtësuar barrën shtesë operacionale dhe financiare për federatat – shkaktuar nga kushte higjenike që ndikojnë në udhëtim dhe akomodim, si dhe testimet për të mbrojtur shëndetin e futbollistëve të rinj dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm të përhapjes së infeksionit – u morën vendimet e mëposhtme në lidhje me kompeticionet e UEFA-s për ekipet kombëtare të moshave:

Kompeticionet 2019/20

Kampionati i femrave U-17

  • Anulimi i raundit “Elite” dhe fazës finale të turneut.
  • Tre ekipet europiane me koeficientët më të lartë në renditje janë kualifikuar në Kupën e Botës U-17 për femra që luhet në Indi (Angli, Gjermani dhe Spanjë, sipas rendit alfabetik).

Kampionati U-19

  • Raundi “Elite” do të luhet në tetor 2020.
  • Faza finale e kompeticionit në Irlandën e Veriut (datat e sakta për t’u komunikuar në kohën e duhur).
  • Faza e grupeve në nëntor 2020.
    • Faza me eliminim direkt në mars 2021.

Kompeticionet 2020/21

Kampionati i femrave U-17

  • Raundi kualifikues do të luhet në fund të shkurtit 2021 (12 mini-turne)
    • Raundi “Elite” u shfuqizua dhe u zëvendësua nga play-off.
    • Ndeshjet play-off (14 ekipe) do të luhen në fund të marsit 2021.
    • Faza finale e turneut siç është programuar (Ishujt Faroe, maj 2021).

Kampionati U-17 vjeç për meshkuj

  • Raundi kualifikues do të luhet deri në fund të marsit 2021 (13 mini-turne).
    • Raundi “Elite” është shfuqizuar.
    • 13 fituesit e grupeve dhe 2 ekipe të përzgjedhura me short kualifikohen në turneun final që do të luhet ashtu siç ishte programuar (Qipro, maj 2021).

Kampionati i femrave U-19

  • Raundi kualifikues do të luhet në shkurt 2021 (12 mini-turne)
    • Raundi “Elite” u shfuqizua dhe u zëvendësua nga play-off.
    • Ndeshjet play-off (14 ekipe) do të luhen në prill 2021.
    • Faza finale e turneut siç ishte programuar (Bjellorusi, korrik 2021).

Kampionati U-19 për meshkuj

  • Raundi kualifikues do të luhet në fund të marsit 2021 (13 mini-turne).
    • Raundi “Elite”u shfuqizua dhe u zëvendësua nga play-off.
    • Ndeshjet play-off (14 ekipe) do të luhen në fund të majit 2021.
    • Faza finale e turneut ashtu siç ishte programuar (Rumani, korrik 2021).

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online