Gjermanët e pamëshirshëm e dashurojnë turpërimin, Dortmundi i shënon 11 gola ekipit të Austrisë dhe…Jadon Sancho!

Pas fitores 8-2 të Bajernit të Mynihut ndaj Barcelonës në Champions League, ditën e sotme “kolegët“ e tyrë bëjnë të njëjtën gjë në miqësore ndaj Austrisë së Vienës. Dortmundi shënoi plot 11 herë në portën e kundërshtarit, duke “shkatërruar” kështu austriakët pa kurrfarë mëshire.

Edhe pse u realizuan 11 gola, vetëm Giovanni Reyna arriti të shënojë një dopietë, teksa 10 lojtarë arritën të linin gjurmë në këtë ndeshje. Pas kësaj goleade duket qartë që gjermanët nuk “pëlqejnë” të tregojnë mëshirë në ndeshjet që i fitojnë me lehtësi. Madje duke kërkuar edhe turpërimin me veprimet në fushë, sikur të mos i mjaftonin shifrat. Jadon Sancho ka ngrirë në vend mbrojtësin e krahut të austrikëve me një lëvizje të mrekullueshme. Kujtojmë që në Botërorin e 2014, Gjermania mposhti Brazilin me rezultatin 7-1, në shtëpinë e këtyre të fundit, duke sjellë një trishtim të madh tek tifozat brazilian. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online