“Nuk na e ndien për mendimet e të tjerëve”, Klop optimist për titullin: Do festojmë me paradë madhështore

0

Liverpuli ishte duke bërë një sezon mbresëlënës, por fatkeqësisht pandemia ia ndërpreu hapin e pandalshëm që kishin në Premier League. Pas 30 vitesh më në fund tifozët dhe klubi ishin pranë shijimit të titullit kampion, dhe në çfarë mënyre madje. Megjithatë në momentin kur ishin vetëm dy fitore larg ëndrrës së mbajtur peng prej 3 dekadash, situata e shkaktuar nga Koronavirusi solli ndërprerjen e sezonit. Tifozët nuk do të kenë mundësi të pushtojnë qytetin dhe të festojnë e të çlirojnë emocionet e tyre së bashku me skuadrën e Liverpulit, por Klop duket optimist.

Sipas teknikut gjerman momenti për të shijuar titullin me tifozët do të vijë. Në një intervistë me “BBC Radio 5”, Klop shprehet se nëse është mundësia edhe në mars do të festojnë, masdje me një paradë madhështore dhe pa ia ndierë shumë për mendimet e të tjerëve.

“Herët apo vonë do të vijë dita kur ne to të kemi kohën, mundësinë dhe lejen për të festuar së bashku me tifozët tanë dhe ne do e bëjmë një gjë të tillë. Ky është Liverpuli. Ka qenë gjithnjë një klub i veçantë dhe do të jetë edhe në këtë aspekt i tillë. Dikush thotë: ‘Si do e festoni këtë kampionat vitin tjetër në mars?’. Nëse është e mundur do e festojmë me një paradë madhështore. Nuk na e ndjen për mendimet e të tjerëve, do të jetë koha vetëm e jona. Të tjerëve mund të mos u pëlqejë, por do të na pëlqejë ne, kështu që mund të bëjmë çfarë të duam”, është shprehur Jurgen Klop./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.