E FUNDIT/ Prokuroria e Turqisë përfundon hetimin për Sinan Idrizin, kërkohen 10 vite burg për “mashtrim cilësor”

0

Një lajm i bujshëm vjen nga Turqia sa i përket çështjes “Sinan Idrizi”. Pas akuzave të ngritura nga ish-presidenti i Gallatasaray Adnan Polat, prokuroria turke ka përfunduar hetimin e kryer prej disa ditësh. Plot 10 vite burg kërkohet për administratorin e Flamurtarit i cili akuzohet për “mashtrim cilësor”. Provat e prokurorisë tashmë i kanë kaluar gjykatës së Stambollit. Nëse kjo e fundit do të pranojë aktakuzën, atëherë brenda pak ditësh Idrizi duhet të udhëtoi drejt Turqisë si i pandehur. Të paktën kështu raportohet nga media turke “Time Turk”.

Adnan Polat, paraqiti një kallëzim penal në Zyrën e Prokurorit Publik të Stambollit, duke pretenduar se ai ishte mashtruar nga partneri i kompanisë Air Albania Airline dhe menaxheri i Flamurtari. Në kallëzim penal të aktakuzës, tarifa e kompanisë së “të dyshuarit” Sinan Idrizi ndaj Adnan Polat ishte 17 milion dollarë, me një parapagim prej 3 milion 500 mijë dollar. Kjo ishte edhe pikë nisja e përplasjeve mes Idrizit dhe Polat, çështje që pritet ta zgjidh vetëm drejtësia./Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.