Shqipëria nuk arriti të kualifikohet në Euro 2020, megjithatë aroma kuqezi nuk do të mungojë në këtë kompeticion. Në sfidën hapëse të Europianit mes Turqisë dhe Italisë në orën 21:00, do të këndojë këngëtari i njohur shqiptar Ermal Meta.
40 vjeçari do të performojë i pari në hapjen e ceremonisë, me këngën “Uno” dhe do të shoqërohet nga kolegu i tij, Andrea Bocelli, i cili do të këndojë këngën legjendare “Nessun Dorma”./Elio Hajdari-Sport Ekspres/