Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Jurgen Klop është trajneri gjerman i vitit, çmim ky që jepet çdo vit. Klop ka mundur konkurencën e Friedhelm Funkel, trajneri i Fortuna Dyseldorf. Diferenca ka qenë relativisht e larte.
Klop ka arritur të grumbullojë 183 vota, kundrejt 139 të Funkel. Një çmim më se i pritshëm ky për strategun e Liverpulit, që me skuadrën e tij arriti të fitojë Champions League dhe të jetë vetëm 1 pikë larg sezonit perfekt, për të fituar dopietën. Kjo është hera e tretë që Klop e merr këtë çmim pas viteve 2011 dhe 2012.