Nuk mund të fitonin në tokën shqiptare! Roma mund Fejnordin, Mourinho dhe Kumbulla ngrenë trofeun në Tiranë

LIVE, Roma-Fejnord 1-0 Zaniolo 32′

Festa në “Air Albania” i takon italianëve. Roma ka fituar finalen e parë të Ligës së Konferencës, teksa ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Fejnordin. Skaudra nga Roterdami nuk mundi të fitonte në tokën shqiptare, pavarësisht mbështetjes së tifozëve dhe përpjekjeve të bëra në fushë.

Sfida u vendos nga goli i Zaniolos i shënuar në mintën e 32-të. Holandezët hynë në pjesën e dytë me tjetër marsh dhe me më shumë dëshirë për të përmbysur shifrat, por pa patur sukses. Ishin portieri Rui Patricio dhe shtylla ata që i mohuan golin Fejnordit.

Trofeu i parë i Ligës së Konferencës përfundon në duart e Murinjos dhe lojtarëve të Romës. Një djalë shtëpie si Kumbulla ngriti sot në qiellin e “Air Albania”-s kupën e komepticionit më të ri europian./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online