Nuk mjaftojnë as miliardat dhe lojtarët më të mirë në botë, kampionati francez nuk hyn në top 5 ligat më të forta në Europë

Dekadën e fundit PSG-ja ka bërë investime të mëdha, duke shpenzuar pafund para për të sjellë në Paris emrat e mëdhenj të futbollit. Mjafton të përmendim Mbepenë, Nejmarin apo Mesi për të kuptuar se sa shumë është investuar për të rritur cilësinë dhe për të sjellë trofe. Por miliardat dhe lojtarët më të mirë në botë nuk kanë mjaftuar për të bërë diferencën në Europë.

Skuadrat franceze nuk kanë mundur të shkojnë larg në kompeticionet e UEFA-s, duke bërë që kampionati të zbresë në renditjen e qeverisë europiane të futbollit. Në klasifikimin e fundit, liga francez nuk gjendet më në 5 ligat më të forta të Europës. Ligue 1 renditet në vendin e 7 në renditjen e UEFA-s, ndërsa përpara saj gjenden kampionati holandez dhe ai belg. Kujtojmë se në bazë të kësaj renditjeje përcaktohet edhe numri i ekipeve pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online