Vazhdojnë problemet për Mesut Ozil, i cili nuk po gjen paqe mbas fotos së bërë me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan. Ajo foto u komentua shumë dhe solli një sërë ngjarjesh me lojtarin, i cili u tërhoq nga kombëtarja.
Siç citon “Daily Mail”, shkolla në të cilën ka studiuar dhe është formuar Ozil, i cili ka investuar dhe 55 mijë euro për të, ka anuluar vizitën e mesfushorit të Arsenalit. Shkaku? Frika nga sulmet e grupimeve të ekstremit të djathtë.
Një situatë jo e mirë paraqitet dhe për Ilkai Gyndogan, i cili ishte pjesë e fotos së famshme. Një nga prindërit e mesfushorit është takuar në një restorant me një ish-anëtar të parlamentit gjerman, i cili ka lëshuar këto fjalë drejt familjarit të Gyndogan: “Uroj të përkeqësohet situata juaj”.