“Nuk luaja se isha te Guardiola më parë”, Shvajshtajger zbulon Murinjon si trajner: Prej tij Ibrahimoviç u largua nga Mançesteri

Bastian Shvajshtajger është rikthyer pas në kohë për të kujtuar aventurën e tij te Mançester Junajtid. Ish-mesfushori gjerman ka qenë nën urdhërat e Zhoze Murinjos, por është preferuar shumë pak herë nga ky i fundit. Arsyeja për këtë sipas Shvajnshtajgerit është se më parë ka qenë pjesë e të njëjtit ekip me Guardiolën.

“Nuk kam luajtur shumë për Murinjon, por gjithsesi e respektoj. Ai është një menaxher i madh, që ka fituar shumë trofe. Ishte një situatë e çuditshme, e vështirë. Ai kurrë nuk më shpjegoi pse nuk luaja me të. Ndoshta ngaqë isha te Pep Guardiola më parë, po prezantoja futboll që mendoj se Murinjos nuk e pëlqen aq shumë. Pavarësisht kësaj, më pëlqeu trajneri që ai ishte.

Stili i lojës së Murinjos është i ndryshëm. Mendoj se kjo është arsyeja pse Zllatani u largua nga Mançester Junajtid. Nuk ishte aq shumë futboll, ndonjëherë ishte shumë i drejtpërdrejtë. Murinjo ishte i suksesshëm me ekipet e tij, por situata ishte e çuditshme”, ka zbuluar Sebastian Shvajnshtajger./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online