“Sergi Roberto më kërkoi bileta“, Balliu do të përballet me të shkuarën: Do jetë më e lehtë ti vjedhim pikë Barcelonës

Mbrëmja e nesërme do të ofrojë një ndeshje tepër të veçantë për Ivan Balliun. Mbrojtësi shqiptar do të zbresë në fushë kundër skuadrës në të cilën është rritur, Barcelonës. Në vigjilje të kësaj përballjeje, Balliu ka folur për “Cope” në lidhje me duelin kundër Barcelonës si dhe për kritikat e shumta që ish-shoku i tij i ekipit, Sergi Roberto, po merr te katalanasit.

“Për Sergi Roberton është një vit paksa i vështirë, po ndëshkohet më shumë se ç’duhet. Është një shënjestër e lehtë, por është i fortë në mendje dhe nuk ka asnjë problem. Më ka kërkuar bileta për familjen e tij.

Ndoshta Barça nuk është aq e besueshme sa vitet e fundit. Më parë, me një gjenialitet nga Leo mund të zgjidhnin një lojë të keqe. Tani ata nuk kanë lojtarë të tillë individualë. Ndoshta mund t’u vjedhësh ndonjë pikë, mund të jetë më e lehtë se vitet e tjera”, është shprehur Ivan Balliu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online