“Nuk lejohet as fjala “dreq”, jo më sharja”! Flet trajneri Enton Kikrri: Boksi të bën më të edukuar, Titans 4 do të ketë spektakël!

Tajneri i Teutës në boks, Enton Kikrri ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”. Përveç të tjerash, Kikrri ka folur edhe për edukatën që të jep sporti i boksit, atje ku ka ndaluar edhe sharjet për boksierët e rinj të cilët stërviten prej tij. Gjithashtu trajneri i Teutës foli edhe për “Titans 4”, një event ku do të ngjitet në ring boksierët më të mirë durrsak, ndërsa zbuloi se paratë që do të arkëtohen nga shitja e biletave do të shkojnë për bamirësi. “Jam trajner i Teutës prej 16 vitesh dhe gjithashtu punoj në një akademi që merremi për të stërvitur boksierët e rinj. Kemi edhe një ekip tjetër që quhet “Titans”.

Këto vitet e fundit, boksi dhe kikboksi është kthyer në trend, kemi pasur dyndje. Kryesorja është pjesa e edukatës. Në palestër nuk lejoj as fjalën “dreq” që të përmendet, jo më sharje. Të gjithë bëhen më të edukuar dhe më të sjellshëm. Në fillim e nisa për pasion, për t’u ndierë mirë, por pastaj u kthye në profesion. Në eventin “Titans Fight 4”, që do të zhvillohet në 12 nëntor në Durrës, do të ketë disa ndeshje boksi, me boksierë edhe nga jashtë Shqipërisë. Kemi shumë boksierë të talentuar si Ardit Murja, i cili ka arritur rezultatet të larta edhe në garat ndërkombëtare. Zakonisht eventi zgjat 4-5 orë dhe do të ketë spektakël. Nuk do të ketë vetëm ndeshje boksi, pasi në ring do të ngjiten edhe artistë si Luiz Ejlli apo Shkurte Fejza për të performuar hitet e tyre. Gjithashtu dua të them se paratë që do të mblidhen nga biletat do të shkojnë për Shtëpinë e Foshnjës Durrës”, tha Enton Kikrri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online